Ylli i Paris Sen Zhermenit, Nejmar sonte ka arritur të bëhet braziliani me më shumë gola në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian.
‘Dhjetëshi’ i Paris Sen Zhermenit sonte shënoi ndaj Liverpullit në minutën e 37-të, duke arritur kështu në kuotën e 31 golave të shënuar në kuadër të Ligës më prestiigjioze europiane të futbollit.
Nejmar në këtë mënyrë parakaloi legjendën e Milanit dhe bartësin e ‘Topit të Artë’ për vitin 2007, Kaka, i cili në kuadër të Ligës së Kampionëve numëronte 30 gola.
31 – Neymar is now the top-scoring Brazilian player in Champions League history, overtaking Kaká who scored 30 goals in the competition. Wonder. pic.twitter.com/PGRo4o5Adm
— OptaJoe (@OptaJoe) November 28, 2018