Sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Paris Sen Zhermenit dhe Liverpulit. Për këtë super-takim UEFA ka përcaktuar gjyqtarë polakë, ndërsa për delegat ka vendosur që të jetë një shqiptar.
Bëhet fjalë për ish-sekretarin e FSHF-së, Eduard Dervishaj, që sot ka një post drejtues në Federatën e futbollit në Spanjë, ndërsa është deleguar për super-sfidën e sotme mes PSZH-së dhe Liverpulit.
Kujtojmë se Dervishaj, ishte delegat i dërguar nga UEFA edhe në ndeshjen Salzburgu-Shkëndija të zhvilluar këtë verë në kuadër të eliminatoreve në Ligën e Kampioneve.