Derbi shqiptarë mbyllet miqësisht në Ditën e Flamurit, ‘Shvercerat’ spektakël në tribuna (VIDEO)

Derbi shqiptarë i javës së 17-të në elitën e futbollit vendor midis FC Shkupit dhe Renovës u mbyll me barazimin 1:1, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra vendase kishte më shumë nga loja, sidomos në pjesën e dytë, kur edhe krijonte më shumë raste, mirëpo Bajrami, Angellov, Stojkoski dhe Serzhinjo, asesi nuk arrinin dot të gjenin rrjetën e Kobetiç.

Ndeshja nisi me një spektakël në tribuna të përgatitur nga tifo grupi ‘Shvercerat’, të cilët gjithë shqiptarëve u uruan festën e madhe të flamurit me mbishkrimin: “Dy krenarja gjithmonë valon mbi ty”, dhe këtë transparent të madh që me duar simbolizonte Shqiponjën dy krenare.

“Dy krenarja gjithmonë valon mbi ty” 🇦🇱🇦🇱Kereografia e tifozëve “Shvercerat” në ndeshjen Shkupi-Renova ⬇️⬇️

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 28 ноември 2018 г.

Ndryshe të parët  që shënuan në këtë ndeshje ishin mysafirët nga Tetova, të cilët avansuan në minutën e 29-të falë golit të shënuar nga Bashkim Velija.

Renova avanson në Çair ndaj FC Shkupit

Renova avanson në Çair ndaj FC ShkupitFC SHKUPI – RENOVA 0:1(B. Velija 29')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 28 ноември 2018 г.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa gjatë pjesës së dytë në fushë luante vetëm skuadra vendase, që krijoi shumë raste shënimi, ndërsa në fund realizoi vetëm një, edhe atë përmes Kristijan Stojkoskit në minutën e 72-të.

FC Shkupi barazon rezultatin ndaj Renovës

FC Shkupi barazon rezultatin ndaj RenovësFC SHKUPI – RENOVA 1:1(K. Stojkoski 72')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 28 ноември 2018 г.

Në fund ndarje pikësh mes skuadrave mike mu në ditën e Flamurit shqiptarë, festës së 28 Nëntorit, që po festohet sot ane mbanë trojeve shqiptare.

Sa u përket pozitave në renditje, nuk ka ndryshime për të dyja skuadrat, me Renovën që mban pozitën e 5-të me 21 pikë dhe FC Shkupin që ka 20 pikë.

Leave a Reply