Akademia Pandev ka ndërprerë serinë pre 7 fitoreve të njëpasnjëshme të Shkëndijës në kampionat, njofton ‘infOSport.mk’. Edhe pse skuadra kampione në fuqi dhe njëherit lider aktual në LPFM ishte favorit absolut në këtë ndeshje, në fund pësoi disfatë minimale 0:1, e dyta e këtij sezoni dhe sërish në Tetovë.
Ndryshe golin e vetëm për Akademia Pandevin në këtë ndeshje, e realizoi Mario Krstovski në minutën e 26-të.
Akademia Pandev shokon Shkëndijën midis Tetovës!!!
Akademia Pandev shokon Shkëndijën midis Tetovës!!!SHKËNDIJA – A. PANDEV 0:1(M. Krstovski 26')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 28 ноември 2018 г.
Për sulmuesin e talentuar të skuadrës nga Strumica, ishte ky goli i katërt sezonal, 3 prej të cilëve i ka shënuar në dy ndeshjet ndaj Bellasicës.
Pavarësisht disfatës, Shkëndija mbetet në krye të tabelës së klasifikimit me 37 pikë, 3 më shumë se Vardari i vendit të dytë, që sot si vendas me rezultatin e pastërt 3:0 mundi Pobedën.