Real Madridi dhe Juventusi nuk falin, ndërsa Mançester Siti sërish nuk ka mundur të shënojë fitore ndaj francezëve të Lionit, duke barazuar 2:2 në Stad de Zherland, njofton ‘infOSport.mk’.
Reali i Madridit zhvilloi një pjesë të parë jo dhe aq bindëse, kur rezultati në semafor tregonte 0:0, ndërsa me të filluar pjesa e dytë Bejll paralajmëroi fitoren e ‘mbretërve’, të cilët më pas me anë të Lukas Vaskez (59’) shënuan edhe golin e dytë, që njëherit ishte edhe i fundit i këtij takimi.
Juventusi falë golit të shënuar nga Manxhukiç (59’), mundi Valencian me rezultatin minimal 1:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat Mançester Junajtedi falë një goli të shënuar nga Fellaini në minutën e parë shtesë në ‘Old Traford’ mundi Jang Bojsin.
Skuadra tjetër nga Mançesteri, ajo e Sitit sonte nxorri vetëm një barazim në udhëtim te Lioni, skuadër kjo që në dy raste avansonte me golat e shënuar nga Kornet (55’, 81’), mirëpo në të dyja rastet barazonin Laporte (63’) dhe Aguero (83’).
Një ndër ndeshjet më interesante të mbrëmjes, ishte ajo në Rajn Nekar Arena, ku Shkahtar Donjetsku shënoi fitore 2:3 falë golit të shënuar vetëm në minutën e tretë shtesë të takimit nga ana e Tajson, i cili ishte autorë edhe një goli tjetër gjatë pjesës së parë, që ishte mbyllur me barazimin 2:2. Si duket në këtë fitore të ukrainasve, ndikoi edhe kartoni i kuq i futbollistit vendas, hungarezit Adam Szalai, i cili në minutën e 60-të u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë shokët e skuadrës në një pozitë shumë të rëndë, që rezultoi e kobshme për ta vetëm në minutat e fundit të takimit.
Mançester Siti pavarësisht barazimit mbetet sërish lilder me 10 pikë, 3 më shumë se Lioni i vendit të dytë, ndërkohë Shakhtari në pozitën e tretë tashmë numëron 5 pikë, transmeton ‘infOSport.mk’.
Bajerni i Munihut ishte i pamëshirshëm ndaj skuadrës portugeze të Benfikës, duke mundur këta të fundit me rezultatin 5:1. Në këtë ndeshje në skenë te ‘bavarezët’ doli treshja e famshme e tyre Riberi, Roben dhe Levandovski, me këta dy të fundit që shënuan nga dy gola, ndërsa golin e vetëm për Benfikën në këtë përballje e realizoi Fernandesh. Bajerni vazhdon të kryesojë grupin E me 13 pikë, dy më shumë se Ajaksi, që në ndeshjen e parë të këtij grupi në transfertë me reuzltatin 2:0 kishte mundur AEK-un.
AS Roma | 0 – 2 | Real Madrid |
Bayern | 5 – 1 | Benfica |
Hoffenheim | 2 – 3 | Shakhtar |
Juventus | 1 – 0 | Valencia |
Lyon | 2 – 2 | Manchester City |
Manchester Utd | 1 – 0 | Young Boys |