Lëndimet janë kthyer në një makth për Barcelonën, që nuk po arrin dot të kompletojë skuadrën shkaku i futbollistëve të dëmtuar.
I fundit që tremb ‘katalunasit’ është sulmuesi uruguaian, Luis Suarez i cili në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Atletiko Madridit, kishte pësuar një lëndim në gjurin e tij të djathtë, lëndim ky që do lë atë jashtë fushave të futbollit për dy javë.
Kësisoj Suarez do të humbasë ndeshjen me PSV Ajndhovenin në Ligën e Kampionëve atë me Viljarrealin në kampionat si dhe ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Leonesa.
Luis Suarez pritet të rikthehet në ndeshjen derbi me rivalin e qytetit Espanjollin, ndeshje kjo që në program është me datë 8 dhjetor.