Al-Itihad me ofertë 2 milionë e gjysë pagë në vit për Arian Ademin

Arian Ademi është rikthyer në formën e tij të mirë, duke shkëlqyer me skuadrën e Dinamo Zagrebit, por edhe me përfaqësuesen ‘A’ të Maqedonisë, ndërsa së fundmi në adresë të klubit kroat ka arritur edhe një ofertë nga Arabia Saudite për futbollistin shqiptarë. Sipas mediave kroate, skuadra që militon në elitën e futbollit arab, Al-Itihad është interesuar për shërbimet e Ademit, duke i ofruar tetovarit kontratë tre vjeçare me vlerë prej 7.5 milionë euro në total ose 2 milionë e gjysë në sezon.

Duke parë që Ademi ka ende kontratë me Dinamo Zagrebin, nga ana e skaudrës arabe janë shprehur të gatshëm që ta paguajnë edhe klauzolën e largimit prej 4 milionë eurove. E gjithë kjo situatë mbetet të vendoset nga ana e Ademit, me këtë të fundit që edhe përkrah dëshirës të luajë në ndonjë klub të madh europian, ka mbetur i joshur edhe nga oferta e arabëve. Nëse edhe Ademi vendos që të kalojë në elitën arabe, atëherë do të bëhet futbollisti i dytë nga Maqedonia që do të lujë në këtë ligë, pasi gjatë verës Ferhan Buba Hasani u transferua te Al Read-i.

 

Leave a Reply