Shkëndija në kuadër të javës së 16-të shënoi fitore 2:0 në transfertën ndaj Pobedës, ndërsa golin e parë në këtë përballje për ‘kuqezinjtë’e realizoi mbrojtësi Egzon Bejtullai, shkruan ‘infOSport.mk’. Për Bejtullain ishte ky goli i dytë sezonal, pas atij në derbin lokal ndaj Renovës, ndërsa golin e sotëm ndaj rivalit të papërshtatshëm ndeshjeve të fundit, e ka komentuar edhe shoku i tij i skuadrës, braziliani Stenio Zhunior.
Shkëndija avanson ndaj Pobedës
GOOOOOOOOOOOOOOOLShkëndija avanson ndaj PobedësPOBEDA – SHKËNDIJA 0:1(E. Bejtullai 75')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 ноември 2018 г.
Ky i fundit në profilin zyrtarë të Bejtullait, i cili kishte postuar foton gjatë festës së shënimit të golit, përmes një komenti i kishte shkruar: ‘Urime Ramos 😎🤙🏾’.
Zhunior për momentin është jashtë kombinimit, pasi javë më parë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike, e cila do lë jashtë fushave të futbollit atë për disa muaj. Rikthimi i tij pritet të ndodhë në stinorin pranveror, kur Shkëndija do të sulmojë edhe titullin e dytë me rradhë kampion dhe të tretin në historikun e saj.