FC Shkupi ka shënuar një fitore me shumë vlera në përballjen ndaj Bellasicës, njofton ‘infOSport.mk’. Ishte kjo një ndeshje shumë e luftuar nga ana e të dyja skuadrave, ku vendasit më shumë e dëshironin fitoren, e cila erdhi vetëm në minutat shtesë të takimit, kur mbrojtësi Toni Tipuriç në minutën e 3-të shtesë, nga gjithsej 4, shënoi golin e vetëm dhe të fitores për FC Shkupin.
Çairi shpërthen në festë, Shkupi shënon në minutën e 3-të shtesë
Çairi shpërthen në festë, Shkupi shënon në minutën e 3-të shtesëFC SHKUPI – BELLASICA 1:0(T. Tipuriç 90+3')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 ноември 2018 г.
Ishte kjo fitorja e 5-të sezonale për ekipin ‘bardhekaltër’ nga Çairi, që tashmë renditet në pozitën e 6-të, menjëherë pas Renovës, me të cilën skuadër do të takohet të mërkurën po në stadiumin e Çairit në kuadër të javës së 17-të.
Në anën tjetër Bellasica pas kësaj disfate, sërish rikthehet në zonën e rrezikut, në pozitën e parafundit me 17 pikë, po aq sa kanë në pozitat 7 dhe 8 dhe skuadrat si Pobeda dhe Makedonija Gj.P.