LPFM, Shkëndija i hakmerret Pobedës, Shkupi fiton në frymën e fundit

Shkëndija i është hakmarrë Pobedës për disfatën në ndeshjen e parë në Tetovë, duke shënuar fitore identike 2:0 në përballjen e zhvilluar në Turnovë, njofton ‘infOSport.mk’. Që të dy golat skuadra kampione në fuqi i realizoi gjatë pjesës së dytë, me autorë Egzon Bejtullain (75’) dhe Izair Eminin (88’).

Një fitore shumë të rëndësishme realizoi edhe FC Shkupi që në Çair vetëm në frymën e fundit mundi Bellasicën me rezultatin minimal 1:0. Golin e vetëm për ‘pëllumbat’ nga Çairi e realizoi Toni Tipuriç në minutën e 93-të.

Renova dhe Akademia Pandevi barazuan 1:1 në Tetovë, Vardari mundi Sileksin në Kratovë, teksa Rabotniçki iu hakmorrë në mënyrën më të mirë Makedonija GJ.P për dy disfatat e këtij edicioni (një në kampionat dhe një në Kup), duke mundur rivalët lokal me rezultatin e thellë 5:1.

LPFM – Java XVI
Pobeda 0 – 2 Shkëndija
Rabotniçki 5 – 1 Makedonija Gj.P
Renova 1 – 1 A. Pandev
Shkupi 1 – 0 Bellasica
Sileksi 0 – 1 Vardari

Leave a Reply