Ndeshja e shumë pritur midis dy gjigandëve argjentinas, River Pljet dhe Boka Xhuniors është shtyrë sërish! Dy skuadrat e njohura botërire titullin e Copa Libertadores do ta diskutojnë nesër.
AHORA |
Desde adentro del micro, EL MOMENTO en que los jugadores de Boca son agredidos.
video @Fedito pic.twitter.com/R175QyFaru
— La12tuittera ⑫ (@La12tuittera) November 24, 2018
Arsyeja është sulmi i autobusit të futbollistëve të Boka Xhuniors nga tifozët e River Plejt. Autobusi ishte demoluar pas goditjeve me gjësende të rënda nga ana e tifozëve vendas, ndërsa si rezultat i ndërhyrjes së policisë dhe përdorimit të gazit lotësjellës, disa futbollistë të Bika Xhuniors ishin lënduar dhe kishin kërkuar ndihmë mjekësore.
In this video where can CLEARLY see the pepper spray was thrown by river supporters and NOT the police..
— Boca in English (@CABJ_English) November 24, 2018
Scenes outside the Monumental nowpic.twitter.com/rOi7gYIl5g
— Peter Coates (@golazoargentino) November 24, 2018
Autobusi i sulmuar megjithatë arriti deri në ‘El Monumental’, ndërsa futbollistët si Karlos Tevez, Mauro Zarate, Pablo Peres, Augustin Alemendra, Ramon Abila, Eduin Kardona dhe Leonardo Halla, shiheshin shumë të frikësuar dhe të gjithë të lotuar nga gazi lotsjellës. Presidenti i Boka Xhuniors, Daniel Anheliçi pas këtyre ngjarjeve ishte takuar menjëherë me homolgun e tij të River Plejt, Rodolfo D’Onofrio. Që të dy bashkë me numrin të një CONMEBOL, Alehandro Domingesh duheshe që të vendosin rreth zhvillimit të ndeshjes.
Fillimisht u morr vendim që ndeshja të niste në ora 23:15 dhe më pas edhe 23:30, mirëpo me një vendim të këtillë nuk pajtoheshin nga tabori i Boka Xhuniors, të cilët insistonin që e njëjta të shtyhet për 24 orë, pasi futbollistët e tyre të lënduar nuk janë në gjendje për tu paraqitur në këtë ndeshje.
#TNTSports | ¡Tremendo! Así quedó el micro de Boca luego de las agresiones que sufrió en la llegada al estadio Monumental para el Superclásico con River por la Copa pic.twitter.com/S1UwTgMHBX
— TNT Sports LA (@TNTSportsLA) November 24, 2018
Dhe në fund kështu ndodhi, ashtu që ndeshja e madhe që do të vendos fituesin e Copa Libertadores për vitin 2018-të midis River Plejt dhe Boka Xhuniors do të zhvillohet nesër mbrëma me fillim në ora 21:00.
#TNTSports | Pablo Pérez y Gonzalo Lamardo se retiran del Sanatorio, luego de ser atendidos por las agresiones que sufrieron en la previa de River vs Boca pic.twitter.com/dMt5qFvkoe
— TNT Sports LA (@TNTSportsLA) November 24, 2018