Shkupi mori fitore të rëndësishme ndaj Bellasicës në kampionat, duke fituar me golin e vetëm të Tipuriçit në minutat shtesë. Pas përfundimit të takimit, kapiteni i skuadrës nga Çairi Muharem Bajrami është shprehur i lumtur për triumfin e arritur, duke potencuar se Zoti në fund i shpërbleu për mundin e dhënë në fushë gjatë 90 minutave lojë.
“Sigurisht pikët janë të rëndësishme, pasi e kemi ditë situatën ku kemi qenë, por ne në tre-katër ndeshjet e fundit me të vërtet kemi treguar futboll të mirë dhe kemi luftuar gjithë kohën për të arritur fitore. 45 minutat e para ishin të vështira, mirëpo në pjesën e dytë gjithçka ishte në favorin tonë dhe Zoti në fund na shpërbleu”, tha Muharem Bajrami pas fitores ndaj Bellasicës.
Shkupi ndeshjen e radhës e luan ndaj Renovës të mërkurën në Çair./InfOSport.mk
Deklarata e kapitenit të FC Shkupit, Muharem Bajrami pas fitores ndaj Bellasicës ⬇️⬇️
Публикувахте от Tv Shenja в Неделя, 25 ноември 2018 г.