Kamerat televizive kanë filmuar momentin kur lojtarët e Boka Xhuniors kanë mburritur në ambientet brendshme të stadiumit “El Monumental”, pas sulmit që pësoi autobusi i tyre nga tifozët e River Plejt, pak orë para fillimit të “Superklasikes” që do të vendosë se kush do të fitojë Kupën Libertadores.
Futbollistët e Boka Xhuniors shiheshin duke mbuluar sytë që u digjnin, ndërsa pohonin se i kishin qëlluar “me të gjitha” apo “me gaz me pigment”.
In this video where can CLEARLY see the pepper spray was thrown by river supporters and NOT the police..
— Boca in English (@CABJ_English) November 24, 2018
Ndërkohë, kishte prej atyre që nuk kursyen sharjet “bij k…” para kamerave për të treguar pakënaqësinë që ndjenin pas këtij sulmi të paprecedent në nivele të tilla.
Karlos Tevez shfaqej më pas duke hyrë në dhomat e xhveshjeve duke u kollitur dhe duke u mbajtur nga krahët nga pjesëtarë të stafit, ashtu si shumë lojtarë të tjerë, ndërsa edhe presidenti i Boka Xhuniors, Daniel Anxheliçi, u shfaq shumë i acaruar me këtë situatë, shkruan ‘vipsport.al’.
#TNTSports | ¡Tremendo! Así quedó el micro de Boca luego de las agresiones que sufrió en la llegada al estadio Monumental para el Superclásico con River por la Copa pic.twitter.com/S1UwTgMHBX
— TNT Sports LA (@TNTSportsLA) November 24, 2018
Mediat argjentinase publikuan edhe disa pamje nga dhomat e xhveshjeve të Boka Xhuniors, të cilat dukeshin si një spital, me mjekë të shumtë që merreshin me lojtarët që dukeshin plotësisht të shpërqendruar nga kjo situatë e kurrsesi në gjendje për të luajtur ndeshjen.
“Conmebol” vendosi fillimisht që ndeshja të shtyhet me një orë, por nuk është e sigurt nëse e njëjta do të zhvillohet, pasi shqetëson gjendja e disa lojtarëve. Kapiteni Pablo Perez është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte probleme për shkak të ciflave të xhamave që i kishin përfunduar në sy, ndërsa Gonzalo Lamardo kishte pësuar një të çarë në kokë.
#TNTSports | PRIMERAS IMÁGENES – Así estaban los jugadores de Boca en el vestuario tras las agresiones. Lamardo, que fue trasladado a una clínica, era uno de los más afectados pic.twitter.com/4YRkVfx6lS
— TNT Sports LA (@TNTSportsLA) November 24, 2018