Lindje, java e fundit e stinorit vjeshtor mbyllet me dy ndeshje derbi

Java e fundit e stinorit vjeshtor në Konferencën e Lindjes në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë mbyllet me dy ndeshje derbi, ku spikat ajo midis Kozhuvit dhe liderit aktual, Borecit, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra e dy lojtarëve shqiptarë, Burhan Mustafa dhe Leonard Kallaba, Boreci në 12 ndeshje sa ka zhvilluar deri më tani nuk ka pësuar asnjë disfatë, ndërsa shpreson ashtu të jetë edhe pas ndeshjes në Gjevgjeli.

Mirëpo vëmendjen nuk do ta tërheq vetëm kjo ndeshje, pasi një përballje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Shtip, aty ku vendasit e Bregallnicës do të mirëpresin Tikveshin, skuadrën e dytë të pamposhtur pas Borecit në këtë ligë.

Kit Go ka rastin e mirë që me fitore të mbyll sezonin vjeshtor me një fitore eventuale ndaj Detonit Junior, Plaçkovica do të mirëpret Partizan Obrshanin, teksa Vardar Negotino do të jetë nikoqir i ekipit të Sasa-s nga Kamenica.

LDFM – Lindje, Java XIV
Bregallnica 24.11. 13:00 Tikveshi
Kit Go 24.11. 13:00 Detonit J.
Kozhuvi 24.11. 13:00 Boreci
Plaçkovica 24.11. 13:00 Partizan O.
Vardar N. 24.11. 13:00 Sasa

Leave a Reply