Familja Avdyli gjatë ditës së djeshme ka përjetuar një lajm të rëndë. Portieri kosovar, Ilir Avdyli ka humbur vëllaun, Bahtirin i cili po vepronte në Belgjikë.
‘Me pikëllim të thellë ju njoftojmë, miq, shokë dhe dashamirë se ka ndërruar jetë aksidentalisht vëllau BAHTIR (HALIM ) AVDYLI. Varrimi i të ndjerit bëhet me 23/11/2018 (e premte) në ora 15:00 në varrezat e fshatit REPË e Ult komuna PODUJEVË. E pikëlluar familja AVDYLI‘, ka njoftuar Ilir Avdyli në facebook.
Avdyli aktualisht është pjesë e Kamzës, teksa më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Shkëndijës së Tetovës.