Dervishi: Shpresojmë nga Manastiri të nxjerrim pikë

Java e 14-të në Ligën e Dytë – Perëndim do të sjellë një përballje mjaft interesante në Manastir, aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadra mjaft të njohura në futbollin vendor, Pelisteri dhe Teteksi, skuadra këto që në të kaluarën kanë luajtur në mesin e më të mirëve, ndërsa gjithashtu pas tyre kanë edhe trofe të fituar.

Megjithatë situata momentale nuk është aspak për tu lakmuar, pasi të dyja skuadrat ndodhen në tre pozitat e fundit të renditjes, me Teteksin që mban fenerin.

‘Jemi dy ekipe që na nevojiten pikët për t’iu larguar zonës së rrezikut. Sidoqoftë ne jemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme, edhe pse neve na pret edhe një ndeshje tjetër me Skopjen në Tetovë, pas kësaj ndaj Pelisterit. Do të ishim të kënaqur nëse do të nxjerrnim pikë nga kjo transfertë. Nga ana e referëve jemi të pakënaqur, pasi në këtë pozitë ku gjendemi, e kemi edhe nga ana e tyre në të shumtën e rasteve na kanë distancuar nga ekipet tjera dhe vetëm na bëjnë probleme të mëdha, duke bërë që të rrezikojmë edhe humbjen e statusit të skuadrës së Ligës së Dytë – Perëndim. Sidoqoëftë ne duhet të japim maksimumin dhe të bëjmë punën tonë, çfarë do të tregojë fundi i ndeshjes do e shohim’ – tha enkas për ‘infOSport.mk’, Enis Dervishi.

Ndeshja Pelisteri – Teteksi do të zhvillohet nesër në stadiumin ‘Tumbe Kafe’ me fillim në ora 13:00.

Leave a Reply