Çelzi “blindon” një nga elementët më të rëndësishëm të mesfushës. ‘Blutë’ e Londrës kanë rinovuar kontratën me Ngolo Kante, i cili do të jetë i lidhur me klubin deri në vitin 2022.
Sigurisht që për kampionin e botës me Francën do të ketë edhe rritje të pagës. Ai do të përfitojë të paktën 290 mijë sterlina në javë për 5 vitet e ardhshme.
Praktikisht, bëhet fjalë për dyfishin e të ardhurave, pasi në bazë të kontratës aktuale, që i skadonte në vitin 2021, paguhej 150 mijë sterlina në javë.
Bisedimet për marrëveshjen e re nisën që në verë dhe përfunduan me shtrëngim duarsh mes palëve.
27-vjeçari, në fakt kërkohej me ngulm nga PSZH–ja, por drejtuesit e Çelzit u treguan të kujdesshëm, duke nënshkruar kontratën e re të përmirësuar financiarisht.