Sergio Ramos ka dalë pozitiv në testet antidopinp pas finales së Champions League që u zhvillua në Cardiff në vitin 2017 mes Realit të Madridit dhe Juventusit. Është kjo bomba e rradhës që ka lëshuar Der Spiegel referuar dokumenteve sekrete të zbuluara nga platforma Football Leaks. Media prestigjoze gjermane Der Spiegel siç kishte paralajmëruar disa javë më parë ka zbuluar sot një tjetër skandal që trondit futbollin europianSipas dokumentit sekret të zbuluar nga gazetarët gjermanë, UEFA pranoi të bënte një përjashtim special për spanjollin, duke u mjaftuar me një komunikatë faljeje nga ana e drejtuesve të klubit dhe gjithçka u la në harresë.
Substanca për të cilën Ramos rezultoi pozitiv quhet “Desametazon”, një substancë kjo që mund të përdoret vetëm me leje paraprake nga UEFA. Real Madrid u justifikua me faktin se doktori i klubit kishte bërë një “ngatërresë”, dhe se faji i takonte “bluzave të bardha”, e jo lojtarit.