
Tradita flet bindshëm për Shkëndijën, skuadër kjo që nga gjithsej 37 ndeshje, ka regjistruar 26 fitore, kundrejt 5 fitoreve të Sileksit, ndërkohë 6 ndeshje mes këtyre dy skuadrave ishin mbyllur me barazime.
‘Kuqezinjtë’ kanë dalë fitues në 10 nga gjithsej 11 ndeshjet e fundit, përfshirë këtu edhe fitoren nga ndeshja e parë e këtij edicioni, kur falë golit të Besart Ibraimit në minutat shtesë të takimit, Shkëndija shënoi fitore 2:1.
SUPER GOLI I BESART IBRAIMIT QË I SIGUROI FITOREN SHKËNDIJËS
SUPER GOLI I BESART IBRAIMIT QË I SIGUROI FITOREN SHKËNDIJËSSILEKSI – SHKËNDIJA 1:2(B. Ibraimi 90+2')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 септември 2018 г.
Fitoren më të thellë në këto 11 ndeshje të fundit, Shkëndija e arriti me 20 shtator të vitit të kaluar, kur në Tetovë kishte mundur ekipin nga Kratova me rezultatin 5:0. Një tjetër fitore të thellë Shkëndija në ndeshjet si vendas ndaj Sileksit kishte arritur edhe me 28 nëntor të vitit 2004, kur kishte shënuar fitore 4:0, ndërsa në anën tjetër disfatën më të thellë skuadra tetovare në përballjet ndaj Sileksit e kishte përjetuar me 29 prill të vitit 2007, kur në Kratovë ishte mundur me rezultatin 6:0.