Shkëndija edhe pa Ibraimin shënon gola, demolon Sileksin 5:0 (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar fitore të thellë 5:0 në ndeshjen e javës së 15-të ndaj Sileksit, duke vazhduar serinë e fitoreve në fazën e dytë të ndeshjeve në elitën e futbollit vendor, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra e trajnerit Qatip Osmani, ishte e pamëshirshme ndaj skuadrës kundërshtare, ndërsa ishte kjo fitorja e dytë identike me Qaton në krye, pas asaj shtatorin e vitit të kaluar, kur po në Tetovë Shkëndija kishte shënuar fitore 5:0.

Në mungesë të Besart Ibraimit, golat për Shkëndijën u realizuan pikërisht nga 4 futbollistë të tjerë të reapartit ofenziv, me Valmir Nafiun, i cili hapi serinë e golave në minutën e 25-të.

Nuk vonoi shumë dhe Izair Emini në minutën e 28-të tundi edhe për herë të dytë në këtë ndeshje portën e Stefanoviç, i cili fillimisht kishte ndalur goditjen e Samir Fazli, por njëkohësisht i mundësoi Eminit që pa asnjë problem të shënojë në rrjetën e zbrazët.

GOLAT NGA NDESHJA SHKËNDIJA-SILEKSI

GOLAT NGA NDESHJA SHKËNDIJA-SILEKSI SHKËNDIJA – SILEKSI 5:0(V. Nafiu 25, I. Emini 28', 61', Sh. Shefiti 69', S. Fazli 76')

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 22 ноември 2018 г.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa Emini në minutën e 64-të duke shfrytëzuar një top të devijuar nga mbrojtja mysafire shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Shkëndijën, ndërsa vetëm 5 minuta më pas rezervisti Shefit Shefiti shënoi edhe golin e katërt për Shkëndijën.

Sulmuesi i talentuar tetovar në këtë mënyrë konfirmoi formën e mirë në të cilën ndodhet, pasi i njëjti ditë më parë shënoi edhe për shpresat e Shqipërisë në atë fitore 3:2 ndaj Maltës.

Golin e pestë dhe të fundit për Shkëndijën në këtë ndeshje e realizoi sulmuesi shkupjan, Samir Fazli, i cili përfitoi nga një aksion i bukur i vendasve dhe një super harkimi të Gledi Micit, i cili njëherit ishte edhe inciatori i këtij goli, duke nisur aksionin nga gjysma e fushës, pas një topi të përfituar nga futbollistët kundërshtarë. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 76-të, ndërsa deri në fund rezultati nuk ndryshoi, ndërsa Shkëndija morri fitoren e 6-të me rradhë dhe të 10-tën në kampionat, duke kryesuar bindshëm renditjen tabelare, tashmë me 34 pikë, 6 më shumë se Vardari, që pësoi disfatë në derbin lokal ndaj Rabotniçkit.

Leave a Reply