
Sulmuesi i talentuar i Shkëndijës së Tetovës, Shefit Shefiti po kalon një moment shumë të mirë në karrierën e tij. Futbollisti me origjinë nga Tetova që njëherit mbron edhe ngjyrat e kombëtares shqiptare shënoi sot për Shkëndijën në fitoren 5:0 ndaj Sileksit, duke vazhduar serinë e golave pas atij me kombëtaren shpresa të Shqipërisë ndaj Maltës të zhvilluar ditë më parë në Shkodër.
Sulmuesi 20-vjeçar shënoi golin e katërt të Shkëndijës, duke hedhur kandidaturën e tij për një vend titullari te ‘kuqezinjtë’ e Qatip Osmanit, sidomos tani pas mungesës së sulmuesit kryesor, Besart Ibraimi.
Shefiti realizoi një gol shumë të bukur, pasi ndëshkoi portierin kundërshtar me një goditje nga jashtë zonës.