Muhamed Sejdini mysafirë special në hapjen e kompleksit të ri të Federatës së Bosnjës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini ka qenë sot mysafir special në hapjen e kompleksit të ri në Federatën e futbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës. Sejdini ishte i ftuar nga ana e numrit një të futbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elvedin Begic në kuadër të ceremonisë hapëse të kompleksit të ri të ndërtuar nga federata si dhe terrenet sportive.

“InfOSport.mk” ka siguruar disa fotografi nga kjo ceremoni, në të cilën kreu i FFM-së shihet nën shoqërimin e presidentit të UEFA-së, Aleksandar Çeferin si dhe presidentit të FFB-së, Begic.

Portali jonë mëson se Sejdini drejt Bosnjë dhe Hercegovinës ka udhëtuar së bashku me dy presidentët e FSHF-së dhe FFK-së, Armand Duka gjegjësisht Agim Ademi./InfOSport.mk

Leave a Reply