ZYRTARE, Ja në cilat vazo ndodhen Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia!

Tashmë edhe zyrtarisht janë mësuar vazot nëpër të cilat kombëtaret nga kontinenti i Vjetër do të ndahen dhe më pas do të grupohen në grupe për të zhvilluar ndeshjet eliminatore për Europianin e vitit 2020, njofton ‘infOSport.mk’.

Një gjë e tillë u bë e ditur të martën në mbrëmje, vetëm pas zhvillimit të ndeshjeve të grupit 3 të Ligës D të Kombeve, ku një vend për në ndeshjet gjysmëfinale siguroi edhe Kosova.

Kësisoj kjo e fundit eliminatoret e Europianit të vitit 2020 do i pret nga vazoja e katërt, falë edhe rezultateve të arritura në kuadër të Ligës së Kombeve, ku edhe atje ka regjistruar ngjitje më lartë, duke siguruar një vend për në ndeshjet e Ligës C.

Përveç Kosovës, pjesë e vazos 4 do të jetë edhe Maqedonia, e cila nuk ka lëvziur fare, ndërkohë Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë sërish në vazon e tretë, që nënkupton se ‘kuqezinjtë’ mund të luajnë në një grup yë njëjtë eliminatorë, kundër Kosovës, apo edhe Maqedonisë.

VAZOT
Vazoja e parë:
Bekgjika, Kroacia, Anglia, Franca, Holanda, Italia, Portugalia, Spanja, Zvicra, Polonia.
Vazoja e dytë:
Gjermania, Islanda, Bosnje e Hercegovina, Ukraina, Danimarka, Rusia, Austria, Uellsi, 

Çekia, Suedia.

Vazoja e tretë:
Sllovakia, Turqia, Irlanda, Irlanda, Irlanda Veriore, Norvegjia, Serbia, Finlanda, Skocia, Izraeli, Bullgaria
Vazoja e katërt:
SHQIPËRIA, Qipro, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Mali i Zi, Sllovenia, Hungaria dhe Rumania
Vazoja e pestë:
MAQEDONIA, KOSOVA, Armenia, Azerbejxhani, Bjellorusia, Gjibraltari, Kazakistani, Luksemburgu, Moldavia, Ishut Faroe.
Vazoja e gjashtë:
Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta

Leave a Reply