Federata e fudbollit të Maqedonisë do të ndajë premio në vlerë prej 500 000 eurove si shpërblim për fitbollistët dhe stafin teknik për vendin e parē në grup në Ligën e Kombeve.
Përfaqësuesja e Maqedonisë zuri vendin e parë në grupin 4 të Ligës D së Kombeve, duke u kualifikuar për në ndeshjet e ‘play off’, përmes të cilave mund të sigurohet edhe pjesëmarrja në Europianin e vitit 2020.
Maqedonia grumbulloi 15 pikë në grupin e vetë në konkurencë me Armeninë, Lihtenshtajnin dhe Gjibraltarin, duke regjistruar 5 fitore dhe vetëm një disfatë nga kombëtarja armene, e cila në fund u ndalë vetëm në pozitën e dytë me 9 pikë të tubuara.
Maqedoninë në gjysmëfinale e pret përballja kundër përfaqësueses së Kosovës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në muajin mars të vitit 2020.