Caktohen edhe arbitrat e ndeshjeve të javës së 15-të në LPFM

Pas pauzës gati dy javore rikthehen emocionet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, shkruan ‘infOSport.mk’. Dita e nesërme sjellë ndeshjet e javës së 15-të, ndërsa tashmë janë mësuar edhe emrat e arbitrëve që do të ndajnë drejtësinë. Kështu derbin lokal midis Vardarit dhe Rabotniçkit do ta drejtojë arbitri me shenjën e UEFA-s dhe FIFA-s, Aleksandar Stavrev, së bashku me ndihmësit e tij Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov. Arbitër i katërt do të jetë Filip Ickovski, ndërsa dy arbitrat shtesë pranë golit, janë Nikolla Kostençev dhe Darko Stojçevski.

Në ndeshjen në Tetovë midis Shkëndijës dhe Sileksit drejtësinë do të ndajë Dimitar Meçkarovski, një tjetër arbitër ndërkombëtarë, ndërkohë derbin tjetër lokal të Shkupit, midis Makedonija Gj.P dhe Shkupit do ta drejtojë Josip Barton bashkë me ndihmësit e tij Slagjan Markoski dhe Ebrar Taravari.

Arbitri shkupjan Igor Stojçevski do të jetë bylbyli kryesor i takimit në Strumicë midis Bellasicës dhe Renovës, ndërkohë Zoranço Temelkov nga Kumanova do të ndajë drejtësinë në përballjen midis Akademia Pandevit dhe Pobedës.

Leave a Reply