Super Zeneli dhe super Kosova demolon Azerbejxhanin (VIDEO)

Super Arbër Zeneli dhe super Kosova. Kështu mund të përshkruhet ndeshja e sontme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, aty ku përfaqësuesja e Kosovës demoloi Azerbejxhanin në ndeshjen vendimtare për vendin e parë në grupin 3 të Ligës ‘D’ të Kombeve, njofton ‘infOSport.mk’.

Super Zeneli dhe Kosova në pushim shkon me epërsi minimale ndaj Azerbejxhanit

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 20 ноември 2018 г.

Skuadra ‘dardane’ shënoi fitore të pastërt 4:0, ku në qendër të vëmendjes ishte futbollisti i Herenvenit, Arbër Zeneli, i cili realizoi ‘hat-trik’.

Golin e parë Zeneli e realizoi që në minutën e dytë, ndërsa vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë i njëjti futbollistë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e azerëve.

Ishte Amir Rahmani që ndërhyri në golat e Zenelit, duke shënuar në të 61-tën për 3:0, për të dalë sërish në skenë numri 10-të i Kosovës, Zeneli, i cili në një duel një ndaj një evitoi futbollistin kundërshtarë dhe me një goditje të fortë nga brendia e zonës në minutën e 76-të rrumbullaksoi ‘hat-trikun’ e tij dhe njëherit edhe rezultatin përfundimgtarë të këtij takimi, Kosova 4, Azerbejxhanai 0.

Me këtë fitore Kosova shkon në kuotën e 14 pikëve në grupin 3 të Ligës ‘D’ të Kombeve, 5 më shumë se rivali i drejtëpërdrejtë Azerbejxhani që e mbylli në pozitën e dytë.

Leave a Reply