Kupa “Pavarësia 2018″ që mbahet për nder të 28 nëntorit, ditës së Flamurit Kombëtar shqiptarë, edhe për të dytin vit me rradhë do të zhvillohet në qytetin e Korçës.
Edhe këtë herë pjesëmarrës do të jenë 4 skuadra, përfshirë këtu edhe ekipin e Struga Trim Lum, që edicionin e kaluar doli të jetë fitues.
Përveç ekipit strugan, pjesë e këtij turneu mbarëkombëtarë që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit do të jenë edhe Otranti i Ulqinit, 2 Korriku nga Prishtina dhe skuadra nikoqire e Skënderbeut.
Shorti për ndeshjet gjysmëfinale do të hidhet me datë 27 nëntor, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen me datë 28 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.