Me fitoren 4:0 të Kosovës ndaj Azerbejxhanit u mësuan edhe kundërshtarët për gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Përfaqësuesja e Maqedonisë për kundërshtarë në gjysmëfinale pikërisht do të ketë Kosovën, ndërsa Gjeorgjia do të përballet me Bjellorusinë.
Sipas renditjes së pikëve në katër grupet e Ligës D, më e mira është përfaqësuesja e Gjeorgjisë me 16 pikë të tubuara, e dyta është Maqedonia me 15 pikë, e treta Kosova me 14 pikë, ndërsa e fundit është Bjellorusia po me aq pikë po me golavarazh më të vogël se kosovarët.
Sipas rregullores së Ligës së Kombeve, takimet gjysmëfinale janë caktuar të luhet vend i parë me të fundit dhe i dyti me të tretin që i bie Maqedoni-Kosovë dhe Gjeorgji-Bjellorusi. Dy përfaqësueset më të mira të këtij grupi Gjeorgjia dhe Maqedonia do të luajnë ndeshjet gjysmëfinale si nikoqir.
Ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kombeve do të zhvillohet në mars të vitit 2020./InfOSport.mk