Një skenë e veçantë u kap nga kamerat në përfundim të Gjermani-Holandë 2-2, sfidë dramatike që kualifikoi Holandën në minutat e fundit të ndeshjes.
Mbrojtësi holandez Virgil van Dijk ngushëlloi arbitrin Ovidiu Hategan, me këtë të fundit që ishte i përlotur në fushë.
Van Dijk shënoi golin që kualifikoi Holandën për në finalet e Nations League (ku janë kualifikuar edhe Anglia, Portugalia e Zvicra), ndërsa më pas vuri re arbitrin që po qante dhe shkoi ta pyeste.
Referee Ovidiu Hategan recently lost his mother. Right after the FT whistle Virgil van Dijk went towards him to comfort him, while crying. This is beautiful.
— AFC Ajax 💫 (@TheEuropeanLad) November 19, 2018
“Ai njeri nuk u përmbajt dot më, ishte aty me lot në sy sepse sapo kishte humbur nënën e vet”, tha pas ndeshjes Van Dijk, për Voetbal International.
“I thashë të bëhej i fortë dhe se kishte gjykuar shumë mirë. Mund të jetë diçka e vogël, por shpresoj ta kem ndihmuar disi”.
Kujtojmë se arbitri Ovidiu Hategan kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen debutuese të Shkëndijës në Europë përballë Partizanit.