Shqipëria të martën në “Elbasan Arena” do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër, kësaj rradhe atë miqësore ndaj Uellsit. Do të jetë ky një rast i mirë për të besuarit e trajnerit Panuçi, për të përmirësuar atë imazh të keq nga ndeshja e fundit kundës Skocisë në kuadër të Ligës së Kombeve, kur në të njëjtën fushë u demoluan me rezultatin 4:0.
Ishte kjo një ndër disfatat më të rënda të ‘kuqezinjëve’ vitet e fundit dhe e para me 4 gola diferencë, pas asaj të vitit 1993 kur ishin mundur 1:5 nga Spanja.
Ndeshja Shqipëri-Uells nesër në ‘Elbasan Arena’ starton në ora 20:00, ndërsa arbitër kryesor i këtij takimi do të jetë Dejan Jakimovski nga Shkupi, i cili së fundmi drejtoi derbin e përjetshëm midis dy skuadrave nga kryeqendra jonë, Shkupi – Vardari.
Do të jetë kjo hera e dytë që Dejan Jakimovski do ti referojë Shqipërisë në një ndeshje, pasi për herë të parë një gjë të tillë kishte bërë marsin e vitit 2014-të, kur kombëtarja shqiptare fitonte Maltën me rezultatin 2:0.