Angellovski: Të fitojmë për Pandevin dhe të kualifikohemi në ‘play-off’

Përfaqësuesja e Maqedonisë sonte në ‘Telekom Arena’ në Shkup kundër Gjibraltarit do të zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës në grupe në kuadër të Ligës së Kombeve, ku edhe përfundimisht do të mësojmë nëse ‘verdhekuqtë’ do të arrijnë të ruajnë pozitën e parë në grupin 4 të Ligës D, në të cilën ndodhen aktualisht.

Në këtë ndeshje Maqedonia do të luaj pa kapitenin Goran Pandev, ndërsa pikërisht për këtë të fundit skuadra duhet të luftojë dhe të shënojë fitore, thotë seleksionuesi Igor Angellovski.

“E dijmë mirë stilin e Gjibraltarit. Kryesisht orientohen në mbrojtje dhe presin shansin e tyre përmes kundërsulmeve. Kam thënë edhe më herët, nuk ka lidhje me kë luajmë, por për çka luajmë dhe kjo është vendi i parë dhe gjysmëfinalja si vendas në play off. Kapiteni Pandev me siguri do të na mungojë dhe ekipi patjetër të luajë edhe për atë. Jemi favoritë dhe përkundër se në disa ndeshje nuk kemi luajtur sipas pritjeve, gjithmonë në pjesën e dytë hyjmë më mirë dhe fitojmë. Do të doja Gjibraltarin ‘ta hapim’ që në fillim. Nuk ka nevojë për kurfarë nervoze, për të luajtur me kualitet patjetër të jemi agresivë që në fillim. Aspak nuk mendoj për play-offin dhe kundërshtarin e asaj faze, por fokusin e kam vetëm te ndeshja e rradhës”, deklaroi Igor Angellovski.

Ndeshja midis Maqedonisë dhe Gjibraltarit starton në ora 20:45, ndërsa ‘verdhekuqve’ do ju shkonte për shtati edhe një barazim, për të siguruar atë pozitë të parë dhe kualifikimin për në ndeshjet e ‘play-off’ të Ligës së Kombeve. Në kuadër të grupit 4 po të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe sfida midis Lihtenshtejnit dhe Armenisë.

Leave a Reply