Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi e ka mbrojtur titullin europian në boksin profesionit në kategorinë e peshave super të mesme “EBU”, pasi të shtunën në Gjermani mundi me pikë boksierin nga Venezuela, Ronny Landaetan.
Në një meç që zgjati plotë 12-runde në Dessau, Krasniqi fitoi me pikë pasi ishte më i mirë si kundërshtari i tij, veçanërisht në pesë raundet e para.
Në këtë mënyrë Krasniqi arriti të mbroj titullin EBU (European Super Middleëeight), duke i shkaktuar disfatën e parë boksierit nga Venezuela, i cili deri më tani në 16 ndeshje dinte vetëm për fitore.
Sa i përket Krasniqit, për të ishte kjo fitorja e 49-të në karrierë, nga gjithsej 54 lufta, duke pasur parasysh se ka pësuar disfata në 5 meçe.