Mustafa: Të vazhdojmë pa gabime

Boreci dhe Bregallnica do të zhvillojnë ndeshjen derbi të javës së13-të në Ligën e Dytë – Lindje. Është ky testi i dytë më serioz gjatë këtij edicioni për liderin aktual, Borecin, që në 11 xhiro sa ka zhvilluar ka regjistruar 10 fitore dhe 1 barazim. Barazimin e vetëm Boreci e kishte regjistruar në transfertën ndaj Kit Go, ndërsa portieri Mustafa shpreson se skuadra e tij mund të vazhdojë serinë pozitive edhe pas kësaj ndeshje.

‘Gjithsesi, mendojmë se mund të vazhdojmë pa gabime. Kemi ekipin, kemi atmosferën e duhur në skuadër. Gjithçka është në nivel, ashtu që shpresojmë në tre pikë të reja’ – tha enkas për ‘infOSport.mk’ portieri i Borecit, Burhan Mustafa.

Ndeshja e parë e këtij sezoni midis Bregallnicës dhe Borecit në Shtip i takoi skuadrës nga Velesi, që shënoi fitore 2:0. Ishte kjo një ndeshje në të cilën lideri aktual e dominoi në tërësi.

Leave a Reply