Futsal Shkupi në xhiron e 10-të pëson disfatën e parë

Futsal Shkupi ka pësuar disfatën e parë në ndeshjen derbi të javës së 10-të kundër Velesit, e cila pati disa skenda aspak të hijshme. Përveç ofendimeve ndaj shqiptarëve, e njëjta pati edhe një ndërprerje për shkak sulmit të bankinës së ‘bardhekaltërve’ nga Çairi ka mesi i pjesës së dytë, kur rezultati ishte 5:1 në favor të skuadrës vendase.


Gjithashtu mund të lexoni: 

Ndërpritet Derbi I Futsalit, Velesi-Shkupi! Publiku Vendas Sulmon Bankinën E Skuadrës Nga Çairi (VIDEO)


Ndryshe në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 5:2 në të mirë të Velesit, që tashmë kanë vetëm dy pikë më pak se skuadra shkupjane. Lojtarët e Futsal Shkupit shënuan nga një gol në secilën pjesë, me Eroll Dalip, i cili shënoi golin e parë nga pika e bardhë dhe Rexhep Sulejmani, i cili njëherit vendosi edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.

Futsal Shkupi edhe përkundër kësaj disfate mbetet në krye të tabelës së klasifikimit me 27 pikë, ndërkohë Velesi me 25 pikë mban pozitën e dytë.

Leave a Reply