FC Shkupi dhe Genç Kalemler barazojnë pa gola në miqësoren në Çair

Është mbyllur me barazim pa gola miqësorja në Çair midis vendasve të FC Shkupit dhe skuadrës nga Liga e Dytë – Perëndim, Genç Kalemler, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra vendase ishte më kërkuese në këtë ndeshje, dhe ishte shumë pranë golit në minutën e 34-të, mirëpo penaltinë e përfituar nga ana e Viktor Angellov, mesfushori Kristijan Stijkovski nuk arriti që ta shndërrojë në gol, pasi Gentian Çadoroski mjaft mirë lexoi anën nga e cila goditi futbollisti vendas.

Përveç këtij rasti më konkret, ajo që duhet veçuar ishte edhe shtylla nga ana e Angellovit në pjesën e parë, ndërsa gjatë pjesës së dytë me inkuadrimin në lojë të futbollistëve rezervë, tempoja e lojës ra, ashtu që në fund rrjetat mbetën të paprekura.

Të dy trajnerët, Umit Karan i FC Shkupit dhe Biroll Topçiu i Genç Kalemler, e shfrytëzuan pauzën për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në Ligën e Kombeve për të zhvilluar këtë miqësore luksi, e cila në fund rezultoi pozitive për të dyja skuadrat, por kuptohet edhe për trajnerët, që tashmë mund të kenë një pasqyrë më të mirë rreth futbollistëve që kanë më pak minutazh.

Formacioni i FC Shkupit : Enes Aziz, Abdulkadir Zango, Toni Tipuriç, Amir Bilali, Besart Krivanjeva, Ermel Bradxhi, Artan Veliu, Muharem Bajrami, Hristijan Stojkoski, Viktor Angelov, Aleks David Barrios Perez.
Luajtën edhe: Hamza Ramani, Oneybuçi Ifeanyi dhe Jahja Abdulhadi.

 

Leave a Reply