Maqedonia i falet Bardhit, vendi i parë tashmë shumë pranë (VIDEO)

Maqedonia ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e parafundit të grupit 4 në Ligën D kundër Lihtenshtejnit, duke vazhduar të udhëheq në renditje me 3 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Armenia, që sonte shënoi një fitore të thellë 6:2 ndaj Gjibraltarit në udhëtim, njofton ‘infOSport.mk’.

Golin e parë për ‘verdhekuqtë’ e realizoi Enis Bardhi, i cili në minutën e 53-të shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë. Pikërisht ndërhyrja e palejuar ndaj Goran Pandev, bëri që arbitri kryesor ti tregojë kartonin e dytë të verdhë futbollistit vendas, Veiser.

Super goli i Enis Bardhit ndaj Lihtenshtejnit

Super goli i Enis Bardhit ndaj Lihtenshtejnit LIHTENSHTEJNI – MAQEDONIA 0:1(E. Bardhi 53')

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 16 ноември 2018 г.

Kjo lehtësoi edhe më shumë punën e të përzgjedhurve të Igor Angellovskit, të cilët në minutën e fundit të takimit me anë të Ilija Nestorovskit shënuan edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve, duke regjistruar në këtë mënyrë edhe fitoren e 8-të, nga gjithsej 9 përballje ndaj Lihtenshtejnit.

Maqedonia me 12 pikë kryeson grupin, duke lënë pas vetes Armeninë me 9 pikë, teksa Gjibraltari me 6 dhe Lihtenshtejni me 3 renditen në dy pozitat e fundit.

Pas 3 ditëve Maqedonia në Shkup do të mirëpret Gjibraltarin në ndeshjen e fundit të grupit, ku do ju mjaftonte edhe një barazim për të siguruar pozitën e parë dhe kualifikimin për në raundin e dytë.

Leave a Reply