Kosova nesër do të luajë ndeshjen e parafundit në Ligën e Kombeve, ku do të jetë mysafire e Maltës në Valeta.
Synimi i “Dardanëve” është fitorja në këtë takim, derisa edhe kompanitë e basteve e shohin Kosovën si favorite absolute. Shumica e bastoreve, si ‘bet&ëin’, ‘paddy poëer’, etj, ia kanë dhënë Kosovës koeficientin 1.50, kurse Maltës 9.00 për fitore. Shumica e analistëve të futbollit, përfshirë edhe mediat malteze kanë shkruar sot se Kosova është favorite për ta fituar këtë ndeshje dhe Grupin 3 të Ligës D te Kombeve ku gjendet edhe Azerbajxhani dhe Ishujt Faroe.
Aktualisht Kosova me 8 pikë kryeson grupin 3 në Ligën D, duke lënë pas vetes Azerbajxhanin me 6 pikë, kundërshtari i tyre i rradhës, Malta ndodhet vetëm në pozitën e fundit me 2 pikë, ndërkohë Ishujt Faroe me 4 pikë mbajnë pozitën e tretë.
Ndeshja Maltë – Kosovë të shtunën do të startojë në ora 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1 HD.