Përfaqësuesja e Maqedonisë me fillim në ora 20:45 kundër Lihtenshtejnit do të zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të grupit 4 në Ligën ‘D’, njofton ‘infOSport.mk’. Trajneri Angellovski ka vendosur që në formacionin bazë të inkuadrojë edhe 4 futbollistë shqiptarë, si Ferhan Hasanin, Enis Bardhin dhe dy mbrojtësit e Shkëndijës, Egzon Bejtullain dhe Visar Musliun.
Futbollisti i vetëm shqiptarë që mbeti në bankinë është Arijan Ademi, teksa për shkak suspendimit jashtë kombinimit mbeti Ezgjan Alioski, njëjtë sikurse edhe Elif Elmas, ndërsa Vellkovski dhe Ristovski nuk do të jenë në gjendje për të ndihmuar skuadrën për shkak dëmtimeve të tyre.
Më poshtë keni formacionet e të dyja kombëtareve, ku Maqedonia shihet si favorit absolut, kjo edhe për faktin se në 8 ndeshje, ka arritur 7 fitore dhe vetëm një barazim.