Ecuria pozitive e Holandës ka vazhduar me një fitore të madhe ndaj kampionëve të Botës, Francës. ‘Tulipanët’ shënuan fitore 2:0 në Roterdam në ndeshjet e grupit 1 në Ligën A.
Xhorxhinjo Vajnaldum shënoi golin e epërsisë pak para fundit të pjesës së parë, ndërsa Memfis Depaj me një ‘panenkë’ nga pika e bardhë në minutën e fundit të takimit formoi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Holanda 2, Franca 0.
Skuadra e Ronald Kuman ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa ‘gjelat’ duhet të jenë falënderues ndaj portierit Hugo Loris, i cili bënte mrrekulli në portën e tij, duke qenë më i merituari që Franca në fund nuk pësoi disfatë edhe më të thellë.
Kjo fitore i dha fundit serisë prej 15 ndeshjeve pa humbje të Kombëtares franceze.