Tifozat e kombëtares së Shqipërisë, ndryshe të njohur si ‘Tifozat Kuq e Zi’ para ndeshjes me Skocinë në kuadër të Ligës së Kombeve i kanë bërë një vizitë stadiumit të Marakanës në Beograd, aty ku ndeshjet e saj si nikoqir i zhvillon skuadra e Crvena Zvezdës.
Përveç vizitës, ata kanë bërë edhe një veprim mjaft të guximshëm, duke vendosur një fotografi të Adem Jasharit në shkallët e stadiumit me mbishkrimin ‘Shqipëria do të bëhet’.