Një ndër protagonistët më të mëdhenj të ekipit aktual të Milanit, është padyshim Suso.
Paraqitjet e mira të futbollistit spanjoll kanë rënë n sy të klubeve më të mëdhenj në Europë dhe klauzola e ulët që ka 24-vjeçari e bën të jetë një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato.
Interesim ka pasur së fundmi edhe nga Reali i Madridit dhe lidhur me këto zëra, Suso ka folur për mediat nga grumbullimi i kombëtares spanjolle.
“Ndihem i rëndësishëm tek Milani. Jam i lumtur dhe kam një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin Gatuzo”, – tha Suso.
“Trajneri është i njëjtë me atë që ka qenë kur luante, nuk e ka humbur dëshirën për të fituar”, tha Suso.
“Interesimi i Realit? Kultura italiane është e ngjashme me atë spanjolle. Ndihem shumë mirë te Milani, por është gjithmonë bukur të luash në shtëpi. Kur klubet më të mëdha në botë janë pas teje, të bën të ndihesh i lumtur dhe kjo të bën të mendosh për to”, theksoi spanjolli.