Lionel Messi i ka kërkuar Barcelonës të blej yllin e Liverpullit, Mohamed Sallah, edhe atë që në afatin kalimtar të janarit, raporton “Don Balon”.
Messi dëshiron që skuadra e tij të jetë edhe më e fortë në pjesën e dytë të garave në Ligën e Kampionëve, ndërsa një transferim eventual i egjiptianit në ‘Kamp Nou’, pa dyshim se do të ishte njëri prej përforcimeve më të qëlluara dhe më të bujshëm në merkaton e janarit.
Messi, i cili synon që me Barcelonën ta “pushtojë” sërish Europën, mendon se skuadrës së Ernesto Valverde i duhet një sulmues cilësorë, pikërisht si Sallah.
Megjithatë kjo dëshirë e Messit mund edhe mos të realizohet, duke pasur parasysh se Liverpulli nuk do të heq dorë aq lehtë nga shërbimet e sulmuesit të saj, i cili vitin e kaluar shkëlqeu me petkun e skuadrës nga ‘Enfilld Roud’, duke e çuar atë edhe deri në finale të Ligës së Kampionëve.
Në rast se Sallah do të transferohet në “Kamp Bou”, atëherë Barcelona do ta krijonte treshen e frikshme, Suarez-Messi-Salah ose shkurtimisht SMS.