Gazeta prestigjioze franceze ‘L’equipe’ paralajmëron se do të ketë zhvillime të reja, që mund të sjellin përjashtimin e Paris Sen Zhermenit nga Liga e Kampionëve.
Kjo, për shkak të kontratave të sponsorizimit, të nënshkruara me institucione të ndryshme në Katar.
Skuadra, që akuzohet se shkel me të dyja këmbët rregullin e “Fair Play-it” financiar, mori vendimin për të reduktuar 37% të kontratave me shtetin e pasur.
Por, dështimi për t’iu përmbajtur limiteve të caktuara do ta çojë drejt largimit nga Liga më prestigjioze Europiane, Liga e Kampionëve gjatë sezonit të ardhshëm.