Tesnitja polake Agnieszka Radwanska, finaliste e Wmbledonit në vitin 2012, ish-numri 2 në klasifikimin, botëror ka njoftuar tërheqjen nga tenisi në moshën 29-vjeçare. Ajo ka luajtur për plot 13 vite si lojtare profesioniste.
“Sot dua të ndaj me ju vendimin më të rëndësishëm të jetës sime. Pas 13 vitesh në tenis, kam vendosur t’i jap fund karrierës sime”.
Njoftimi i tenistes së lindur më 6 mars të vitit 1989, në Krakovë, u bë nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook.
“Për fat të keq, ka disa kohë që nuk mund të stërvitem si më parë. Trupin im nuk dëshiron të më bindet.”
Radwanska, e cila ka rrëshqitur në vendin e 75-të në renditjen WTA, theksoi gjithashtu se nuk e kishte të lehtë ta merrte këtë vendim, por ishte e detyruar ta bënte për shkak të shëndetit.