Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muhamed Sejdini në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të FFM-së, ka komentuar edhe situatën dhe ecurinë e mrië të përfaqësueses ‘A’ të Maqedonisë. Ai mes tjerash jep një porosi që futbollistët dhe tifozët pamarrë parasysh rezultateve të mirë, duhet të jenë modest dhe të qetë.
“Ne jemi krenar me futbollistët dhe stafin teknik te përfaqësuesja ‘A’. Nuk kemi kundërshtime, jemi të parët në grupë, kemi futbollist të shkëlqyer dhe ne vendosim për veten. Jam i sigurt se se do të kemi sukses ta konfirmojmë vendin e parë. Por, dëshirojë t’i porosisë futbollistët dhe tifozët që të qëndrojnë modest dhe të qetë. Të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Dëshiroj ta mbajmë energjinë pozitive dhe të jemi edhe më të mire”, ka thënë Sejdini.
Kreu i FFM-së ka folur edhe për infrastrukturën në futbollin e Maqedonisë, duke premtuar se do të vazhdojnë të investojnë edhe më shumë në këtë aspekt, pasi sipas tij ngritet cilësia e futbollit edhe më shumë.
“Do të vazhdojmë të luftojmë për infrastrukturë më të mirë dhe për finansim kualitativ dhe serioz në futboll, si dhe do të luftojmë paraqitjet dhe sjelljet negative në futboll. Unë jam i sigurtë se shumë organizata do të donin të jenë në pozitën e Maqedonisë, por për këtë status ne vet kemi luftuar dhe falë familjes së futbollit dhe mbështetjes miqësore nga autoritetet e larta të UEFA-së dhe FIFA-së. Përderisa duam suksese, duhet të kemi unitet ashtu si në ekip futbolli. Atë e duam tani, të punojmë së bashku për të avansuar futbollin e Maqedonisë dhe zhvillimin e klubeve”, ka thënë presidenti i FFM-së, Sejdini.