Juventusi sezonin e ri në Serie A e ka nisur në mënyrën më të mirë. ‘Bardhezinjtë’ në 12 javë kanë regjistruar 11 fitore dhe vetëm 1 barazim, duke i prirë bindshëm tabelës së klasifikimit. Megjithatë edhe përkundër këtij fakti nga klubi torinez nuk ndalen dhe dëshirojnë që të përforcojnë skuadrën edhe më tej. Sipas informacioneve që vijnë nga Italia, ‘biankonerët’ po diskutojnë rikthimin e Arturo Vidal, i cili aktualisht po luan në Spanjë me Barcelonën.
Mesfushori kilian po merrë shumë pak hapësira nga trajneri Valverde te Barcelona, ku u transferua verën e këtij viti nga Bajern Munihu.
Kjo është raportuar nga “Corriere dello Sport”, gazetë e cila shpjegon se kampionët e Italisë mund t’i futen këtij operacioni për shkak të problemeve shëndetësore që kanë prekur mesfushorin turk me pasaportë gjermane, Emre Xhan.
Një ide e çmendur në pamje të parë, teksa ka kohë që flitet për një rikthim të Poll Pogba. Por, gjasat janë që të materializohet një tjetër kthim i shkëlqyeshëm, i një lojtari që la gjurmë te torinezët, duke qenë protagonist i rilindjes së kampionëve italianë nga viti 2011 deri më 2015, pasi përjetuan edhe rënien në Seria B.
Trajneri Allegri në mesfushë mund të llogarisë vetëm te Pjaniç, Matuidi, Bentankur dhe Khedira, me gjermanin të prekur shpesh nga problemet fizike.
Nevoja për ta zgjeruar gamën e alternativave në këtë repart të rëndësishëm, e ushqen idenë e çmendur, Arturo Vidal. “Zonja e Vjetër” mund ta tentojë këtë goditje që në janar.