Golden State Warriors kanë pësuar humbjen e tretë sezonale me rezultatin 121-116. Pa Stephen Curry, kampionat nuk ia kanë dalë kundër Los Angeles Clippers. Kevin Durant, edhe pse realizoi “triple double” (33 pikë; 10 asiste, 11 rebounde), së bashku me Klay Thompson (31 pikë), nuk e ndihmuan dot skuadrën e tyre të fitonte.
Një ndeshje me një dominancë të lehtë të Clippers në tre periodat e para, por Warrios në periodën e katërt arritën ta çonin ndeshjen në shtesë. Aty më pas vendasit ishin më të zotë dhe realizuan pesë pikë më shumë, duke mposhtur në këtë mënyrë kampionët në fuqi.
Humbje edhe për Toronto Raptors, që deri më tani kishin pësuar vetëm një disfatë. 110-126 u mbyll ndeshje në favor të New Orleans Pelicans. E’Twaun Moore me 30 pikë, Jrue Holiday me 29 pikë dhe 14 asiste, si dhe Anthony Davis me 25 pikë dhe 20 rikuperime, bënë që Toronto Raptors të thyhej në fund të katër periodave.