Rey Manaj me shumë gjasa mund të mungojë në grumbullimin e Kombëtares Shqiptare për dy ndeshjet e rradhës ndaj Skocisë dhe Uellsit. Manaj i cili u aktivizua vetëm në minutën e 64-të të sfidës së Segunda Division në Spanjë mes Tenerifes dhe Albasetes që përfundoi në barazim pa gola, ka dalë i lënduar nga kjo ndeshje dhe është në dyshim për dy sfidat e rradhës të kombëtares.
Lajmin për dëmtimin e Manajt dhe grumbullimin e Durmishajt e konfirmoi Kristian Panuçi në konferencë për shtyp. I gjendur në këtë situatë, Panuçi ka thirrur në kombëtare sulmuesin e shpresave Fiorin Durmishaj i cili luan me Panionios në kampionatin grek. Mbetet për tu parë nëse Durmishaj do të pranojë apo do të refuzojë ftesën e Panuçit për në kombëtare.