Renova me përmbysje mund Pobedën, Stojanovski shënon sërish

Renova ka shënuar fitore 2:1 në përballjen ndaj Pobedës, skuadër kjo e cila nuk arriti që të shënojë edhe një fitore tjetër në stadiumin e qytetit në Tetovë, pas asaj në mesjavë ndaj Shkëndijës në kuadër të Kupës së Maqedonisë, njofton ‘infOSport.mk’. Për më tepër kjo fitore e gjipspunuesve përfiton në vlerë, pasi erdhi me një përmbysje, duke besuar deri në fund tek fitorja, e cila erdhi vetëm 5 minuta para fundit të takimit, falë golit të shënuar nga Argjent Gafuri.

Ndryshe mysafirët nga Prilepi avansuan me golin e Tanushev në minutën e 33-të, ndërsa barazimin Renova e gjeti vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë, falë golit të shënuar nga Vlatko Stojanovski.

Ishte ky goli numër 10-të për sulmuesin e ‘gjipspunuesve’ gjatë këtj edicioni në LPFM, duke iu afruar në vetëm një gol liderit aktual, Besart Ibraimit.

Rezultati 1:1 ishte valid deri në minutën e 85-të, atëherë kur në skenë doli Argjent Gafuri, që edhe për herë të dytë në këtë ndeshje mposhti portierin Tofiloski. Për Gafurin ishte ky goli i parë i shënuar këtë edicion, ndërsa fitorja e dytë e Renovës nën drejtimin e Nikolla Ilievskit, pas asaj fundjavën e shkuar, kur në Shkup kishin mundur Makedonija Gj.P (2:1).

Me këtë fitore Renova tashmë pozicionohet në vendin e katërt me 19 pikë, 3 më pak se Akademia Pandevi i vendit të dytë, ndërkohë Pobeda me 17 pikë tashmë ndodhet në pozitën e 5-të.

Leave a Reply