Shkëndija ka vazhduar efektin e qindtpërqindtë në ndeshjet e fazës së dytë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra e trajnerit Qatip Osmani sot në Shkup mundi Rabotniçkin me rezultatin 2:1, duke regjistruar edhe fitoren e 5-të nga po aq ndeshje. Për më të tepër falë fitores së FC Shkupit ndaj Vardarit, skuadra tetovare tashmë e vetme udhëheq renditjen tabelare me 31 pikë, 3 më shumë se Vardari që mbetet në vendin e dytë.
Fitoren e 9-të sezonale të Shkëndijës e paralajmëroi Izair Emini me golin e shënuar në minutën e 19-të. Nga e majta Nafiu dhe Mici mjaft mirë kombinuan mes tyre, ndërsa Emini në manirin e golashënuesve të mëdhenj shënoi me kokë për epërsi të Shkëndijës.
Goli i Izair Eminit per epersine e Shkendijes
Goli i Izair Eminit per epersine e ShkendijesRABOTNIÇKI – SHKENDIJA 0:1(I. Emini 19')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 10 ноември 2018 г.
Rabotniçki nuk vonoi shumë dhe 8 minuta më pas me anë të Oliver Peev barazoi shifrat në 1:1. Petkovski mjaft mirë harkoi nga goditja e këndit, ndërsa aty më së miri u gjend mesfushori Peev, që në ato momente barazoi shifrat në 1:1.
Goli i Peev me te cilin Rabotniçki barazoi shifrat ndaj Shkendijes
Goli i Peev me te cilin Rabotniçki barazoi shifrat ndaj ShkendijesRABOTNIÇKI – SHKENDIJA 1:1(O. Peev 28')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 10 ноември 2018 г.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e këtij takimi, ndërsa vetëm pas 6 minutave lojë në pjesën e dytë, një harkim i Gledi Micit nga e majta, bëri që Mitrev të realizojë në rrjetën e gabuar.
Shkendija fiton duelin ndaj Rabotniçkit, perforcon kreun e tabeles
Shkendija fiton duelin ndaj Rabotniçkit, perforcon kreun e tabelesRABOTNIÇKI – SHKENDIJA 1:2
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 10 ноември 2018 г.
Ky gol u tregua edhe si i fundit i këtij takimi dhe përfundimtarë për fitoren e Shkëndijës, që tashmë e vetme udhëheq renditjen tabelare.